• Korça

Virozat e stinës/ Rreth 50 vizita ditore në pediatri, të prekura të gjitha grupmoshat

Rreth 50 fëmijë të grupmoshave të ndryshme paraqiten çdo ditë për të marrë shërbimin mjekësor pranë Urgjencës së Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Korçës. Temperaturat e larta dhe virozat e stinës së verës kanë sjellë çrregullime shëndetësore tek fëmijët por kjo nuk është një situatë shqetësuese pohon shefi i shërbimit të pediatrisë.

Mjeku pediatër këshillon prindërit të tregojnë kujdes të shtuar sa i takon higjienës së fëmijëve por edhe ushqimit.

Sa i takon Koronavirusit, Rado thotë se raste të prekurish  tek fëmijët nuk ka pasur.

Sa i takon virozave të stinës, nuk ka pasur raste me komplikacione.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *