Edicioni i pestë i Olimpiadës “Rroke shkencën” organizuar nga studentët e “Laboratorit të Dijes” në Universitetin “Fan Stiljan Noli” në Korçë, me pjesmarrjen e nxënësve të shkollave të mesme të Qarkut Korçë ka vijuar këtë të premte me olimpiadën e Kimisë dhe atë të Informatikës. Për organizatorët nga viti në vit është vënë re një prezantim dinjitoz i të rinjve.
Gjimnazistët pjesmarrës na tregojnë arsyet pse zgjodhën të bëhen pjesë e kësaj olimpiade, duke shprehur edhe dëshirën për të fituar sa më shumë çmime.
Olimpiada “Rroke Shkencën” organizohet për të pestin vit rradhazi. Ajo ka stratuar të martën dhe e shtuna do të jetë dita e fundit e konkurimit mes shkollave, për t’u përmbyllur më pas me ceremoninë e ndarjes së çmimeve.