• Korça

Vijon lufta me flakët në Greqi, efektivët zjarrfikës nga Shqipëria mbështesin forcat greke në Aleksandrupoli

Alexandroupoli është një nga zonat e Greqisë, e cila po përballet me situatën e vështirë të krijuar nga zjarret.

Prej më shumë se 24 orësh 48 zjarrfikës dhe 9 mjete dërguar nga qeveria shqiptare për t’i ardhur në ndihmë vendit fqinj, po përballen me flakët dhe situatën e rënduar në veriun e Greqisë. Nga dita e enjte 48 trupa te sherbimit zjarrfikes te ministrise se Mbrojtjes si dhe zjarrfikes te Korces, Maliqit dhe Gjirokastres jane bere pjese e Sherbimeve Zjarrefikese ne Greqi, per shuarjen e zjarreve. Forcat tona janë përfshirë në operacionin në zonen e Aleksandrupolit, aty ku ka dhe sherbime te tjera te Bashkimit Europian.

Të njejtat burime thane se, zona eshte shume e veshtire pasi siperfaqe te medha jane perfshire nga vatra te shumta zjarri, te cilat te ndihmuara nga temperaturat shume te larta perhapen me shpejtesi, duke e bere te veshtire operacionin.  Trupat mbështetëse shqiptare nuk kanë një datë specifike se deri kur do të qëndrojnë në tokën helene, teksa kanë shprehur gatishmërinë e plotë në ndihmë të Greqisë.

Në lidhje me mbështetjen që Shqipëria po i jep greqisë në këtë situatë emergjente ka qënë vet kryeministri grek Mitsotakis ai i cili ka falënderuar kryeministrin shqiptar Rama për mbështetjen e dhënë.

Më herët 18 emigrantë të cilët mendohet se vinin nga Turqia drejt Greqisë janë djegur totalisht nga flakët, trupat e të cilëve janë gjetur nga e zjarrfikëses greke, e kjo e fundit shprehet se numri i viktimave mund të rëndohet deri në fund të fikjes së flakëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *