• Korça

Vijon Akademia Verore/ Moduli III: “Gjuhësia ballkanike dhe lidhja gjuhësore ballkanike”

“Gjuhësia ballkanike dhe lidhja gjuhësore ballkanike” ka qënë tema e veprimtarisë mësimore të zhvilluar këtë të mërkurë në kuadër të Akademisë Verore organizuar nga universiteti “Fan Stiljan Noli” në Korçë, në bashkëpunim me Universitetin e “Aristotelit” në Selanik dhe Institutit Gëte në Tiranë. Ligjërues i këtij moduli ka qënë rektori i universitetit të Korçës, Prof. Dr. Dhimitri Bello, i cili është shprehur se përmes kësaj teme studentët do të kenë mundësi të njihen me zhvillimin e studimeve në fushën e ballkanistikës dhe kontributet e gjuhëtarëve të ndryshëm në këtë fushë.

Për rektorin Bello, popujt e Ballkanit dinë pak për njëri-tjetrin ndaj dhe organizime të tilla janë shumë të vlefshme pasi studentët në këtë mënyrë njohin historinë dhe kulturën e njëri-tjetrit, njohje këto që do të kthehen në bashkëpunime të vazhdueshme.

Pjesë e kësaj Akademie Verore janë edhe pesë studentë nga universiteti “Aristoteli” në Selanik, të cilët ndajnë me ne arsyet pse zgjodhën të bëhen pjesë e kësaj akademie dhe përshtypjet e tyre për këtë eksperiencë.

Përveç veprimtarisë mësimore, si pjesë e këtij moduli studentët pjesmarrës në këtë akademi kanë zhvilluar një vizitë në komunitetin arumun të Boboshticës, për t’u njohur me vlerat dhe traditat e trashëguara në breza të këtij komuniteti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *