• Korça

Vihet në skenë “Lulja dhe shega”/ Nxënësit e shkollës së Belortasë interpretojnë përrallën e Vedat Kokonës

Nxënësit e shkollës së fshatit Belorta vunë në skenë përrallën “ Lulja dhe shega” të autorit Vedat Kokona. Ngjarja që trajtohet në të ka të bëjë me një njerkë të pashpirt dhe egoiste me dy çupëza, shegën që është vajza e saj dhe lulen që është thjeshtra. Vajzën e saj e përkëdhel dhe e rrit me gjithë të mirat ndërsa lulen e urren e sillet shumë keq me të.

Ky ishte interpretimi i parë i këtyre nxënësve dhe vjen me qëllim që të nxirret në pah dhe talenti i tyre.

Regjia e kësaj shfaqje u realizuar nga Marius Hajdajar.

Mesazhi që përcjell kjo përrallë është se e mira triumfon mbi të keqen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *