• Korça

Veshjet popullore shqiptare në pikturë, ekspozitë në Korçë nga Xhevdet Spahija

Veshjet popullore shqiptare janë prezantuar në pikturë përmes një ekspozite të çelur në galerinë Guri Madhi në qytetin e Korçës. Autori, Xhevdet Spahija nga Peja e Kosovës ka zgjedhur ditën e flamurit për tu prezantuar në Korçë me këtë ekspozitë me motive të etnografisë, mitologjisë, historisë dhe arkitekturës tradicionale nga e gjithë Shqipëria.

Përmes kësaj ekspozite autori na prezanton kronologjikisht periudhat më të rëndësishme historike duke nisur nga ajo e ilirëve, na prezanton me besimet mitologjike e me historinë përmes personaliteteve më të ndritshëm të kombit të cilët kanë kontribuuar për çështjen kombëtare. Në këto punime dominon fryma ekspresive, struktura koloristike me një forcë e energji krijuese që e çon veprën e autorit në nivele të larta artistike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *