Pas protestës së dy ditëve më parë të fermerëve të Maliqit lidhur me dëmet e shkaktuara nga breshëri, bashkia ngriti sot katër grupe pune për verifikimin e dëmeve. Kryesisht dëmet më të mëdha kanë qenë në pemëtoret me mollë në zonën e Burimasit.
Drejtori i Bujqësisë në Bashkinë e Maliqit thotë se do të shihet mundësia e dëmshpërblimit të fermerëve pas përfundimit të dokumentacionit mbi dëmet e shkaktuara.
Zona nga Zëmblaku, Burimasi e Zvezda është një zonë problematike ku breshëri është vazhdimisht i pranishëm. Në këto kushte Dulellari këshillon fermerët të marrin parasysh mbrojtjen e pemëtoreve me rrjeta antibreshër si dhe të kultivojnë varietete që piqen më herët, në mënyrë që të mos dëmtohen nga fenomenet natyrore.