Do të organizohet në edicionin e saj të 29-të festa e verës dhe geshtenjave në Pogradec. Një festë e kthyer tashmë në një traditë e cila sjell gëzim dhe gjallëri në qytetin liqenor. Promovimi i produkteve tradicionale vendase, është fokusi kryesor i festës që këtë sezon do të mbahet në datat 20 dhe 21 tetor. Kjo festë tërheq vizitorë të shumtë, por edhe turistë të huaj të cilët shijojnë produktet vendase. Entela Gusho, nënkryetare e bashkisë Pogradec ka zbuluar për mikrofonin e RTSH Korçës detaje të reja mbi organizimin e kësaj feste.
Gusho tregon gjithashtu edhe disa nga risitë që do të sjellë kjo festë në këtë edicion.
Në prag të dimrit vera dhe gështenjat janë dy elementët e mikpritës në Pogradec. Festa verë dhe gështenja do të bëjë bashkë shqiptarë nga të gjitha qytetet për të provuar verën e butit poradecare dhe gështenjat e pjekura të kësaj zone.