Autorja Armenida Qyqja ka promovuar në qytetin e Korçës, botimet e saj më të fundit me tregime e poezi. Në një aktivitet të zhvilluar nga klubi i shkrimtarëve “Bota e re” ajo ka sjellë për lexuesin korçar, botimin me tregime “I vdekuri që qesh” si edhe 2 botimet me poezi, “Ktheja zemrën pranverës” dhe “Sizifi i shpirtit tim”
Për klubin e shkrimtarëve “Bota e re” është kënaqësi të mirëpresësh autore nga qytete të tjera të Shqipërisë, të cilat vijnë me kënaqësi në Korçë
Miq të shkrimtares të pranishëm në këtë takim, përcollën vlerësimin e tyre për veprimtarinë letrare të Armenidës
Në shpirt i kam rrëpirat e mallit, ngjitjet e zbritjet pa fund, sizifi im dhe në gjumë, unë prapë të dua edhe më shumë….janë këto disa prej vargjeve të Armenidës, të cilat u interpretuan nga gjimnazistet e qytetit të Korçës