16 autoshkollat që funksionojnë në Qarkun e Korçës, i plotësojnë standarded e duhura për ushtrimin e veprimtarisë në përgatitjen e drejtuesve të mjeteve dhe kualifikimin e instruktorëve të autoshkollave. Burime pranë degës së lejeve të Drejtimit në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Korçë bëjnë me dije se ushtrohen kontrolle periodike për të verifikuar ambientet e autoshkollave, pajisjet mësimore, materialet didaktike për mësimet e teorisë si dhe mjetet për ushtrimin e praktiës dhe deri tani nuk janë hasur raste të mungesës së tyre dhe gjithçka ofrohet sipas standardeve të duhura. Një fakt që pohoet edhe nga vetë kandidatët për t’u pajisur me leje drejtimi.
Orët mësimorë të teorisë përcaktohen në bazë të kategorisë së lejes së drejtimit me të cilën kërkon të pajiset një drejtes mjeti dhe variojnë nga 10 deri në 25 ditë kalendarike ndërsa orët e praktikës variojnë nga 15 deri në 25 ditë.