Kanë nisur provat për vënien në skenë të një prej veprave më të bukura të dramaturgjisë botërore “Vasha Zheleznova”, nga Maksim Gorki. Është regjisori Enke Fezollari i cili ka ardhur tashmë në Korçë për të punuar me trupën e teatrit Andon Zako Çajupi, por edhe të tjerë aktorë të njohur, duke e sjellë këtë vepër në skenë për herë të parë në Shqipëri. Hera e fundit që është vënë në skenë një vepër e Gorkit ka qenë viti i largët 1962.
Kjo vepër ka në qendër një nënë së cilës i duhet të kujdeset për biznesin por edhe për fëmijët e saj të cilët nuk e duan punën por kërkojnë vetëm të marrin pasurinë e të largohen. Vepra sjell mesazhe të forta por edhe shumë humor, ndërsa pritet të ngjitet në skenë së shpejti.