Përveç traditave kulturore, zona e Mokrrës fsheh gjithashtu edhe shumë pasuri të mrekullueshme të arkeologjisë shqiptare. Një ndër to janë edhe Varrezat ilire të Selcës, të cilat janë gdhendur në shkëmbinj plot 250 vite para Krishtit. Sipas studimeve, këto varreza thuhet se janë mbretërore dhe mendohet se i përkasin qytetit të lashtë ilir të Pelionit. Ato dëshmojnë për mënyrën tradicionale të jetës në Iliri në shekujt IV-III para Krishtit. Kjo zonë është shumë pranë liqenit të Ohrit, gati 40 km larg qytetit të Pogradecit. Gjurmët e mjeshtërisë ilire dëshmohen tek ndërtimi i tyre brenda shkëmbinjve. Ndër vite ky monument vijon të mbetet një aset i çmuar mijëravjeçar dhe që vizitohet nga shumë turistë, vendas dhe të huaj. Pavarësisht dëmeve të kohës varret ilire të Selcës mbeten dëshmi e rrënjëve të një prej qytetërimeve më të hershme ilire. Kudret Baci prej vitesh ka është kujdesur për këto varreza dhe në mikrofonin e RTSH Korçës ai na tregon se gjithmonë ka pasur interesim nga vizitorët, madje edhe kur ka munguar infrastruktura rrugore për të arritur deri aty.
Varret Ilire të Selcës ndodhen në afërsi të qytetit të Pogradecit në Shqipëri, në fshatin Selcë e Poshtme. Në bregun e djathtë të lumit Shkumbin, qëndrojnë mbetjet e qytetit të lashtë të Pelionit.