Blegtorët duhet të kryejnë vaksinimin e të imtave kundër agalaksisë dhe enderotoksemisë, 2 sëmundje që mund të shkaktojnë dëmtime të shumta deri në ngordhje të kafshëve. Specialistët këshillojnë kryerjen e këtyre vaksinave me nisjen e stinës së pranverës ndërsa bëhet me dije se nga këto sëmundje, ka pasur ngordhje të menjëhershme të kafshëve në zonën e Devollit e Pustecit. Ndaj është e rëndësishme që të parandalohet prekja e tyre duke aplikuar vaksinat bën me dije Përgjegjësi i sektorit të punës racore pranë qendrës së transferimit të Teknologjive Bujqësore në Korçë Lazart Suraj
Duke qenë se tek delet ka përfunduar procesi i pjelljes, ndërsa tek dhitë po shkon drejt fundit, Suraj jep disa këshilla se në çfarë kushte duhet të ruhen të vegjlit dhe si duhet të trajtohen kryesisht në këtë kohë kur temperaturat shënuan sërisht rënie
Sa i takon vaksinimit kundër sëmundjes së brucelozës tek brezi i ri i të imtave, është parashikuar të nisë rreth fundit të muajit mars nga Shërbimi Veterinar në Korçë.