• Korça

Vaksinimet tek të imtat, 2 vaksina duhet të kryhen brenda muajit janar

Blegtorët të cilët mbarështojnë bagëti të imta, duhet të kryejnë 2 lloj vaksinash brenda muajit janar, për të mbrojtur shëndetin e kafshëve. Tek dhentë dhe qingjat mbi 15 ditorë, duhet aplikuar vaksina kundër enderotoksemisë, një sëmundje e cila favorizohet dhe nga moti i ftohtë.

Suraj thotë se sa u takon dhive, tek to duhet aplikuar vaksina kundër paratifoklamidiozës, një sëmundje tepër ngjitëse e cila mund të shkaktojnë dëme të mëdha tek kafshët.

Pas përfundimit të procesit të lindjes tek bagëtitë e imta, do të vijohet me procesin e matrikullimit. Tashmë tek qingjat dhe kecat, janë vendosur numrat përkatës në shpinën e kafshës, numër i cili do të përkojë më pas me matrikullin për të pasur një numër të saktë të kafshëve që mbarështon si dhe për të ditur se cilës nënë i përkasin të vegjlit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *