Në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak të Korçës për vitin 2024 janë miratuar një sërë pikash të rendit të ditës të cilat kryesisht kishin të bënin me dhënien e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë si dhe me programet e strehimit që ofron bashkia e Korçës për familjet e pastreha. Kështu është miratuar dhënia e ndihmës ekonomike nga 6% e fondit të kushtëzuar për bllok ndihmën dhe nga fondi i buxhetit vendor për periudhën 1 – 31 dhjetor 2023, janë miratuar kriteret opër familjet në nevojë që do të trajtohen me këtë ndihmë për vitin 2024. Gjithashtu është miratuar nga këshilltarët edhe vlera maksimale e subvencionimit të qirasë dhe e nivelit të qirasë mesatare në tregun e lirë, ndërsa deri më tani janë 28 familje të cilat plotësojnë kriteret për të përfituar subvencionimin e qirasë.
Gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Korçës është miratuar edhe trajtimi ushqimor dhe dietat për ekipin e parë dhe Akademinë Skënderbeu për vitin 2024, të cilat nuk kanë pësuar asnjë ndryshim nga një vit më parë.