• Maliq

Ushqyesi i rezervuarit të Podgories, drejt përfundimit investimi në zonën e Maliqit

Vihet në punë ushqyesi i rezervuarit të Podgories, pas një pune disa mujore për pastrimin dhe betonimin e kanalit kryesor, rehabilitimit të dy sifoneve dhe ndërtimin e veprave të tjera të artit. Lajmi i mirë për fermerët e zonës është bërë i ditur nga kryebashkiaku i Maliqit Gëzim Topçiu me anë të një postimi në rrjetet sociale ku shprehet se me anë të këtij investimi jepet garanci maksimale jo vetëm për ujitjen e tokave të fermerëve, por edhe për shmangien e përmbytjeve gjatë dimrit. Ushqyesi i rezervuarit të Podgories ka si burim përrenjtë malorë të Vërçunit dhe zonës së Kakaçit. Ai gjarpëron përmes maleve në 17 km gjatësi duke mbushur rezervuarin e Podgories i cili është baseni më i madh ujor që përdoret për vaditjen e tokave bujqësore në fushën e Maliqit. Amortizimi ndër vite kishte bërë që ky ushqyes të humbiste funksionin e tij duke u kthyer edhe në rrezik për banorët e zonës gjatë dimrit pasi shkaktonte përmbytjen e tokave bujqësore, ndërsa në verë për shkak të humbjeve të ujit nuk arrinte të kryente funksionin e tij për vaditje. Me atë në këtij investimi i cili është duke u përfunduar, rreth 2000 Ha tokë bujqësore, do të kenë më shumë ujë për vaditje gjatë sezonit të verës. Ky investim prej 42 milionë lekësh pa tvsh i Agjencisë së Mbrojtjes Civile do të japë një efekt të menjëhershëm në verën e këtij viti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *