Myftiu i Korçës Ledian Cikalleshi ka ururar besimtarët myslimanë para nisjes së muajit të Ramazanit në 23 mars. Në urimin e tij Cikalleshi theksoi se ky është muaji i paqes dhe begatisë duke i bërë thirrje që të lihen mënjanë mospajtimet dhe egoizmi. Myftiu i Korçës kërkoi nga të gjithë besimtarët që gjatë muajit të Ramazait të jenë më solidarë për familjet në nëvojë dhe t’i shtrijnë dorën e bashkëpunimit njëri-tjetrit
Muaji i Ramazanit i cili fillon në datën 23 Mars njihet si muaji i Agjërimit që zgjat nga agimi deri në perëndimin e diellit.