• Korça

Urdhri i Mjekut, konferencë shkencore. Nderohen me certifikata mirënjohjeje 16 mjekë të qarkut Korçë

“Qasjet më të fundit në menaxhimin e patologjive kronike” ka qënë tema e një konference shkencore të organizuar nga Urdhri i Mjekut qarku Korçë ku merrnin pjesë mjekë, infermierë e farmacistë. Në të kanë referuar mjekë specialistë rreth patologjive të ndryshme. Kjo konferencë është zhvilluar në kuadër të aktiviteteve që organizon çdo vit Urdhri i Mjekut, me qëllim ngritjen profesionale të stafit mjekësor, përditësimin e njohurive të mjekëve, infermierëve dhe farmacistëve me terapitë më të reja të përdorura në praktikën klinike në lidhje me patologji të ndryshme dhe rritjen e ndërgjegjësimit për diagnostikimin sa më të hershëm të tyre.

Gjatë këtij aktiviteti janë nderuar me certifikata mirënjohjeje 16 mjekë të qarkut të Korçës, për kontribut të veçantë në mbrojtjen e shëndetit të komunitetit dhe rritjen e cilësisë së shërbimit.

Mjekët të cilët janë vlerësuar me certifikata mirënjohjeje tonë se ndihen të vlerësuar për punën që ata kanë bërë ndër vite në sistemin shëndetësor. Ata kanë edhe një mesazh për mjekët e rinj.

Në kuadër të ditës botërore të shëndetit në rrjetet sociale facebook dhe instagram është hapur një faqe me emërtimin SHINE (shëndet, inovacion, ndërgjegjësim, edukim), me synim edukues dhe ndërgjegjësues mbi sëmundje të ndryshme të fushave si: kardiologji, neurologji, onkologji, hematologji, okulistikë etj. Në këto faqe do jepen informacione të vazhdueshme për këto patologji për pacientët si dhe për popullatën e shëndetshme në mënyrë që të njohin më mirë shenjat dhe të diagnostikohen në kohë, pasi sa më herët të diagnostikohet sëmundja aq më e mirë është ecuria e saj dhe rezultati i trajtimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *