Ura e Golikut në zonën e Mokrës është një atraksion turistik sidomos për të apasionuarit pas trashëgimisë kulturore. Ajo ndodhet shumë pranë qytetit të Pogradecit mbi lumin Shkumbin në fshatin Golik dhe është klasifikuar si monument kulture i kategorisë të pare. Ura e Golikut është e gjatë 17 metra, e gjerë 3 metra dhe 10 metër e lartë. Kjo urë ka qenë pjesë e rrugës Egnatia dhe mbetet një pikë e veçantë turistike për të gjithë vizitorët. Ura gjendet në Selcën e Poshtme në dalje të fshatit Golik. Rruga e cila të çon tek ura është në gjendje normale dhe e gjitha e asfaltuar. Afërsia me ujin dhe malin ofron një peisazh mahnitës për këdo që do të ndjekë itinerarin e vjetër të rrugës Egnatia. Ura është ndërtuar me gurë të gdhendur, ku bie në sy pjesa e poshtme e qemerit e cila ka gurë të mëdhenj dhe të punuar mirë, kjo jo thjesht për estetikë, por për ta bërë strukturën më solide dhe më të fortë. Ndër vite, faktorë të ndryshëm natyrorë e kanë dëmtuar urën e Golikut, por ajo ka rezistuar dhe vijon të jetë në gjendje mjaft të mirë edhe sot. Vitin e kaluar, por edhe këtë vit, pranë kësaj ure organizohet festa e famshme “Mokra n’fest’, teksa njërëz nga e gjithë zona mblidhen pranë kësaj ure për të festuar më njëri-tjetrin.
- Pogradec
Ura e Golikut/ Në zonën e Mokrës ndodhet ura që tërheq të apasionuarit pas trashëgimisë kulturore

Pogradec
Më shumë
- Pogradec
Rritja e çmimeve në tregun imobiliar/ Pogradeci, qyteti më i shtrenjtë...

- Pogradec
Xhaçka me pensionistët në Pogradec/ Xhaçka: së shpejti zgjidhja për rr...

- Pogradec
Volejboll femra/ Trajneri Besnik Lisha premton supriza tek Pogradeci

- Pogradec