• Korça

Universiteti “Fan S. Noli” pranohet si anëtar me të drejta të plota i Federatës Evropiane të Sportit Universitar

Një lajm i gëzueshëm për Universitetin e Korçës “Fan S. Noli”, i cili pranohet si anëtar me të drejta të plota i Federatës Evropiane të Sportit Universitar (EUSA).

Në një postim në rrjetet e saj zyrtare, EUSA i uron mirëseardhjen Universitetit “Fan S. Noli” dhe njëkohësisht publikon pjesëmarrjen e suksesshme të të tij në disiplinën e volejbollit në Lojërat Evropiane që u zhvilluan në Lodz të Polonisë në Korrik, 2022.

Tashmë për Shoqatën Sportive Studentore të Universitetit “Fan S. Noli” sfidat e radhës janë pjesëmarrja në Kampionatin Evropian Universitar të futbollit që do të zhvillohet në Tiranë dhe në Kampionatin Evropian të Volejbollit që do të zhvillohet në Braga, Portugali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *