Një delegacion i përbërë nga përfaqësues të Universitetit “JEP” në Usti të Çekisë, si dhe deputetë e përfaqësues të pushtetit vendor në këtë qytet, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Universitetin “Fan Stiljan Noli” në Korçë. Gjatë këtij takimi u diskutua në lidhje me zgjerimin dhe konkretizimin e marrëveshjes së bashkëpunimit që këto dy universitete kanë nënshkruar katër vite më parë.
Ky takim u zhvillua në kuadër të procesit të ndërkombëtarizimit të institucioneve të arsimit të lartë. Pas takimit, delegacioni çek vizitoi mjediset e kampusit të Universitetit “Fan Stiljan Noli”.