• Pogradec

“Unë jam Rom”. Pograde, aktivitet në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Romëve

Në kuadër të 8 Prillit, “Ditës Ndërkombëtare të Romëve” edhe Bashkia e Pogradecit, Drejtoria e Shërbimit Social, Sektori i Përfshirjes Sociale, Barazisë Gjinore dhe Mbrojtjes së Fëmijëve”, organizuan një aktivitet me temë “Unë jam ROM”. Në këtë takim ishin të ftuar përfaqësues të institucioneve të ndryshme dhe komuniteti Rom.  Çdo vit, në të gjithë botën, më 8 prill festohet Romano Dives, pra dita ndërkombëtare e romëve e vendosur për të festuar kulturën e këtij populli dhe për të ndërgjegjësuar gjithnjë e më shumë njerëz për problemet që hasin ata në vende të ndryshme. Objektivi i këtij aktiviteti ishte të njohim dhe vlerësojmë këtë komunitet, mbi mbështetjen dhe masat që duhet të marrim për një akses pa diskrimin në të gjitha shërbimet e ofruara.

Zbatimi i politikave të përfshirjes së komunitetit rom dhe përpjekjet për zbutjen apo sheshimin e vështirësive me të cilat përballet ky komunitet duhet të jenë njëkohësisht specifike por edhe ndërsektoriale pasi shkaqet si dhe problematikat duket se ndërthuren pazgjidhshmërisht me njëra tjetrën dhe integrimi i komuniteteve është ndër prioritetet më të rëndësishme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *