Rikonstruksioni i dy segmenteve rrugore Sinicë Dardhë dhe Arrëz Dobërgorë do të përmbyllë investimet në infrastrukturë në Devollin e Sipërm duke i dhënë akses të gjithë qytetarëve e vizitorëve për të parë dhe prekur këto vende me një bukuri të veçantë. Puna ka nisur me zgjerimin e rrugës në aksin Sinicë Dardhë me gjatësi 5 km dhe në aksin Arrëz Dobërgorë me gjatësi 4,5 km. Gjerësia e të dyja rrugëve është parashikuar të jetë 6,5 m, ndërsa në të dyja këto akse gërmimet dhe zgjerimi ka shkuar pothuajse në gjysmë të punimeve.
Investimi që është duke u kryer nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit pritet ti japë një hov të madh turizmit në këtë zonë ende të pa shfrytëzuar.