• Lajme kombëtare

Ulja e çmimeve në import dhe rënia e Euro-s, përfitues vetëm importuesit

Ka një debat të madh me autoriteteve publike, ekspertëve të ekonomisë dhe, deri deputetëve të Kuvendit, lidhur me funksionimin e tregut tnë Shqipëri. Dhe ky debat lidhet me fitimet neto të importuesve nga importet, kryesisht ato ushqimore, të realizuara në një periudhë më shumë se 1 vjeçare.

Një dukuri e tillë është debatuar mjaft edhe në diskutimin e nevojave, që kanë sektorë të caktuar të prodhimit dhe eksportit në Shqipëri për t’u kompensuar nga ana e qeverisë.

Qeveria shqiptare u ka kërkuar ligjvënësve të mbështesin me likuiditet kompanitë eksportuese neto në kushtet e humbjeve që vijnë nga mbiçmimi i monedhës shqiptare.

Një pjesë e tyre mendojnë se kjo mbështetje nuk është e mjaftueshme dhe i bëjnë thirrje administratorëve të zgjidhin problemin e mirëfunksionimit të tregut, nga i cili përfitohen jo më pak se 100 milionë euro të ardhura.

Ka ardhur koha që fitimeve neto të biznesit importues t’iu vihet fre nëpërmjet mekanizmave fiskalë. Dhe që përfitimi të ndihet tek qytetarët shqiptarë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *