• Pustec

Ujësjellësi në Pustec. Për banorët, çmimi i ujit është i lartë krahasuar me të ardhurat e tyre

Banorët e bashkisë Pustec tashmë prej disa muajsh, furnizohen me ujë të pijshëm 24 orë pa ndërprerje. Pas zgjidhjes së problemit të mungesës së ujit për vite me rradhë, banorët tashmë nuk vuajnë më këtë problem jetik. Por duke u nisur nga të ardhurat e pakta që sigurojnë, pasi edhe mundësitë për punësim në këtë zonë janë tepër të vogla, ata thonë se çmimi që paguajnë për konsumin e ujit të pijshëm, është disi i lartë

Projekti për furnizimin me ujë të pijshëm në bashkinë Pustec, me vlerë rreth 540 milionë i ka dhënë fund problemit të mungesës së tij për rreth 5 mijë banorë që jetojnë në këtë bashki. Të vetmet fshatra të cilat kanë burime ujore dhe në vitet e kaluara furnizoheshin me ujë të pijshëm nga 9 fshatra që përfshin kjo bashki ishin Lajthiza dhe Pusteci ndërkohë banorët e fshatrave të tjerë, në mungesë të ujit ishin detyruar të konsumonin ujin e liqenit si të vetmen mundësi për të plotësuar nevojat jetike.  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *