• Maliq

Ujësjellësi i Podgories e Zvezdës në Maliq/ Financimi do të sjellë ujë të pijshëm për rreth 7000 banorë

Miratohet financimi për ujësjellësin e fshatit Podgorie në bashkinë e Maliqit. Është Ujësjellës kanalizime Korçë sh.a e cila do të kryejë investimin përmes financimit nga buxheti i shtetit, duke bërë që rreth 4600 banorët e këtij fshati së shpejti të kenë ujë të pijshëm 24 orë.

Një tjetër investim i pritshëm është edhe ujësjellësi i fshatit Zvezdë po në këtë bashki.

Një tjetër ujësjellës që ka nevojë për financim është edhe ujësjellësi rajonal i Pirgut, i cili do të zgjidhte përfundimisht problemet me ujin e pijshëm në bashkinë e Maliqit. Sipas kryebashkiakut të Maliqit ende nuk ka një financim për këtë ujësjellës por pritet që së shpejti edhe ky projekt të shohë dritën jeshile.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *