Numri i vizitorëve që janë ndalur në zonën e Maliqit gjatë këtij viti ka pësuar rritje, duke e shndërruar në një destinacion të ri turistik të preferuar në Qarkun Korçë. Sipas të dhënave zyrtare për periudhën janar-tetor është shënuar një numër prej 11 mijë turistësh, një numër ky më i lartë krahasuar me vitin e kaluar.
Më tej Axhi shton se janë duke punuar për hapjen e shtigjeve të reja duke mundësuar aksesin edhe në zona të thella malore me bukuri të veçanta ku mund të vizitojnë Liqenet Akullnajore të Valamarës ndërsa me interes të shtuar për t’u vizituar ka qenë Guri i Kamjes si dhe Pylli i Fazanëve.
Turistët e huaj që kanë vizituar zonën e Maliqi gjatë këtij viti kanë qenë kryesisht nga Skocia, Sllovenia, Italia, Danimarka, etj.