Llixhat e Sarandoporit dhjetë minuta larg Leskovikut, janë populluar në fundjavë nga të rinj dhe turistë të ndryshëm.
Promovimi i bërë vitet e fundit ka shtuar numrin e vizitorëve, të cilët tregojnë përshtypjet e marra nga qëndrimi në lixhat e vetme kurative të juglindjes së vendit.
“Vijmë nga Republika Çeke, qëndruam dy ditë këtu në Leskovik dhe ishte shumë qejf. Lixhat ishin shumë interesante, u kënaqem duke notuar dhe u çlodhem vërtet. Do të kthehem përsëri”
“Ne vijmë nga Hollanda dhe është hera e parë për ne në Shqipëri”.
“Ne donim të shkonim në Lixhat e Përmetit por na sugjeruan llixhat e Sarandaporit dhe vërtet ja vlejti”
Vizitorët shqiptarë vlerësojnë natyrën dhe cilësitë kurative të llixhave por nga ana tjetër kritikojnë rrugën prej 3 km e cila le mjaft për të dëshiruar.
Vlerat kurative janë të padiskutueshme të cilat kurojnë sëmundje të brendshme, të ekzemave, sëmundjet reumatizmale, deformimit të eshtrave dhe me radhë. Bashkia Kolonjë është duke investuar në rrugën Leskovik – Kolonjë dhe FSHZH në rrugën e cila të çon drejt këtyre llixhave, punime që pritet të përfundojnë brenda këtij viti, çka parashikohet që në vijim numri i turistëve të shumëfishohet.