Disa grupe me turistë gjernamë janë ndalur sot në qytetin e Korçës, si pjesë e një turi që janë duke kryer në të gjithë Shqipërinë. Ata kanë vizituar qendrën e qytetit, katedralen, pedonalen e zonën e pazarit ndërsa do të provojnë edhe disa nga gatimet e shijshme tradicionale si dhe birrën e qytetit:
“Ne vijmë nga Gjermania. Jemi një grup valltarësh. Kemi kaluar gati një javë këtu në Shqipëri, është shumë këndshëm, sidomos moti, gjithçka është është shumë impresionuese dhe jemi të surprizuar për çdo gjë që kemi gjetur këtu që nga njërëzit, mikpritja, rrugët, hotelet, po kalojmë shumë mirë.”
“Unë jam nga Koblenz, jemi një grup valltarësh. Gjithçka është interesante këtu dhe shumë ndryshe nga vendi im.”
Amarildo Pobrati është shoqëruesi i turistëve gjermanë. Ai tregon se atyre iu pëlqen mjaft Shqipëria dhe sjellja e shqiptarëve:
Korça është një nga qytetet më të vizituara në vend nga turistët e huaj, duke zënë një vend të rëndësishëm në paketat që ofrohen nga agjencitë turistike.