• Korça

Tuberkulozi tek gjedhi/ Qarku i Korçës, i pastër nga kjo sëmundje

Qarku i Korçës është i pastër nga sëmundja e Tuberkulozit, e cila prek kafshët ndërsa është ngjitëse edhe për njeriun. Shërbimi Veterinar ka kryer gjurmimin për këtë sëmundje, në 500 krerë gjedh në rang Qarku dhe sipas burimeve pranë këtij shërbimi, nuk ka pasur raste të infektimit të tyre. Prof.Dr. Vangjel Ceroni, pedagog i sëmundjeve të kafshëve ripërtypëse në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare në Tiranë shpjegon se cili është shkaktari i kësaj sëmundje dhe se çfarë rreziku shfaq për kafshën dhe njerëzit nëse infektohen prej saj.

Sëmundjet infektive dhe parazitare prej vitesh nuk kanë prekur në masë gjedhin apo edhe bagëtitë e imta në Qarkun Korçë, kjo si rezultat i shërbimit veterinar të kryer duke bërë që tufat e mbarështuara nga fermerët, të jenë të pastra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *