• Pogradec

Tryezë për PAK në Pogradec. Meta me propozime në ndihmë të PAK

Gjatë një tryeze me persona me aftësi të kufizuar në Pogradec, kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka paraqitur propozimet e partisë që ai drejton për ti ardhur në ndihmë kësaj shtrese të popullsisë. Ndër të tjera ai ka përmendur transportin publik falas, rimbursim për barnat, infrastrukturën e duhur për lëvizje, njohja e kujdestarisë dhe vjetërsisë në punë, shtimi i mësuesve mbështetës dhe shtimi i qendrave të dedikuara.

Kandidati i koalicionit bashkë Fitojmë për bashkinë Pogradec, Zini Tollozhina tha se bashkia e drejtuar prej tij do të krijojë mekanizma mbështetje për familjet me persona me aftësi të kufizuar, punësim dhe subvencionim.

Përfaqësues të përsonave me aftësi të kufizuar kanë shprehur shqetësimet dhe problemet që ata hasin në jetën e përditshme, ndërsa kanë ofruar mbështetjen e tyre për kandidatin e koalicionit Bashkë Fitojmë, Zini Tollozhina.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *