Në një tryezë për familjen dhe rolin e saj kandidatja e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Korçë Ledina Alolli shpalosi 4 shtyllat e programit të saj për gratë dhe vajzat duke theksuar se mirëqenia e tyre lidhet direkt me mirëqenien e familjes.
14 maji tha Alolli do të jetë një ditë e rëndësishme veçanërisht për gratë dhe vajzat pasi nëpërmjet votës ato do të kenë mundësi të sjellin një model të ri në administrimin e bashkisë së Korçës.
Në tryezën e organizuar morrën pjesë gra dhe vajza të suksesshme në profesionet e tyre të cilat sipas Alollit do të jenë pjesë e ekipit të saj për drejtimin e bashkisë Korçë.