• Korça

Trofeu “Dita e verës”/ Çiklistët korçarë renditen në vendin e dytë në Elbasan

Çiklistët e ekipit “Skënderbeu” janë renditur në vendin e dytë në trofeun “Dita e verës” të zhvilluar në qytetin e Elbasanit. Ka qenë çiklisti Markeljan Bedulla nga kategoria e kadetëve i cili ka arritur i dyti në finish.

Pavarësisht se nuk arritën dot venin e parë sikurse vitin e kaluar, për trajneri Renato Telha djemtë e ekipit janë tepër të talentuar dhe premtojnë në këtë disiplinë.

Më i riu i ekipit, Xhasti Pasha thotë se është dashuruar pas këtij sporti.

Çiklistët ndërkohë po vijojnë stërvitjen pasi në 26 mars do të garojnë në Kavajë, në garën që do të zhvillohet me rastin e ditës së demokracisë, në një itinerar prej 65 km.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *