• Raportime

Tre stadiumet e reja/ Duka: Do të jemi vendi më i mirë në rajon për infrastrukturën sportive

Pas atij të Korçës, është zhvilluar sot Konkursi Ndërkombëtar për projektin e stadiumit të ri të Durrësit, ku garojnë për finalen 3 studiot prestigjioze të arkitekturës bashkëkohore 51N4E (Belgjikë) Bjarke Ingels Group, BIG (Danimarkë) dhe MVRDV (Holandë).

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili është gjithashtu pjesë e jurisë që do të përzgjedhë edhe projektin fitues. Në fjalën e tij përshëndetëse Presidenti Duka theksoi se qytetin i Durrësit e meriton një investim të tillë, që do të ketë një impakt të madh në etën ekonomike e sportive të qytetit.

Duka tha:

“Investimet e bëra në stadiume janë fryt i bashkëpunimit të shkëlqyer dhe i bashkimit të forcave mes Federatës Shqiptare së Futbollit dhe qeverisë shqiptare dhe kryeministrit Edi Rama. Mendoj se investimet e reja Shqipëria do të bëhet vendi me infrastrukturën më të mirë sportive në rajon.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *