Një aktivitet mjaft i veçantë është zhvilluar në shkollën 9-vjeçare Naum Veqilharxhi në qytetin e Korçës, që ka bërë bashkë disa elementë si trashëgiminë, gjuhën dhe kulinarinë, me qëllim njohjen me vlerat e trashëgimisë sonë kulturore dhe transmetimin e tyre në breza.
Përveç gatimeve tradicionale, nxënësit kishin përgatitur grimca humoristike dhe veshje me materiale të riciklueshme.
Aktiviteti ka vijuar me një program artistik me këngë dhe interpretime poezish për të nxjerrë në pah talentin e nxënësve. Pjesë e këtij aktiviteti kanë qënë edhe karnavalet e shkollës.