Qendra komunitare në Bashkinë e Maliqit, e cila ofron shërbim për fëmijët me aftësi ndryshe, por edhe konsultime për prindërit e tyre ka siguruar së fundmi falë mbështetjes së Ambasadës Bullgare në Shqipëri transport vajtje-ardhje falas për fëmijët dhe prindërit që frekuentojnë këtë qendër. Prej disa ditësh, është vënë në dispozicion mjeti i transportit për këta fëmijë të cilët vijnë qyteti i Maliqit, por edhe nga njësitë administrative përreth. Projekti i transportit falas është dy-vjeçar dhe finanancohet nga Ambasada Bullgare në Shqipëri. Pranë qendrës komunitare në Maliq aktualisht trajtohen 22 fëmijë të moshave nga 3 deri në 14 vjeç, ndërsa kapaciteti shkon deri në 40 fëmijë.
Fëmijët që frekuentojnë këtë qëndër janë nga e gjithë bashkia e Maliqit, ndërsa mjeti i transportit sshoqëron në qendër fëmijë nga fshatrat Pirg, Sovjan, Podgorie, Sheqeras dhe Rëmbec.
Qendra Komunitare në Bashkinë e Maliqit është e pajisur me të gjitha mjetet e duhura për zhvillimin e fëmijëve me aftësi ndryshe, ndërkohë që në programin e kësaj qendre janë edhe një sërë aktivitetesh të përshtatshme për zhvillimin e këtyre fëmijëve dhe integrimin e tyre ne shoqëri.