• Korça

Transformimi digjital gjithëpërfshirës / Mbahet në universitetin e Korçës një workshop dy-ditor

Në kuadër të projektit për ngritjen e kapaciteteve Erasmus+ i fokusuar në nxitjen e transformimit dixhital dhe të barabartë në zonën e Ballkanit Perëndimor, në Universitetin “Fan Stiljan Noli” është duke u zhvilluar një workshop dy-ditor me synimin për të përmirësuar zhvillimin e aftësive dixhitale të studentëve dhe stafit akademik.

Për studentët trajnime të tilla janë shumë të vlefshme duke marrë parasysh mundësitë e shumta të punësimit në tregun online.

Në këtë workshop dy-ditor kanë marrë pjesë studentë nga programe të ndryshme studimi të cilët ishin të interesuar për fushën e marketingut digjital.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *