• Korça

“Transferimi i njohurive dhe inovacioni”. Ndjekja e praktikave më të mira për biznesin e sipërmarrësit e rinj

“Transferimi i njohurive dhe inovacioni” ka qenë në fokus të një takimi të zhvilluar me përfaqësues të biznesit dhe sipërmarrësit e rinj në rajonin e Korçës. Objektivi i këtij takimi ishte rritja e bashkëpunimit midis palëve të interesuara për të transferuar njohuri të ndryshme e për të përqafuar zgjidhje innovative, për të këmbyer eksperiencën e tyre duke mbledhur dhe praktikat më të mira që duhet të ndiqen si dhe për të mësuar nga përvoja e të tjerëve.

Në këtë takim, i pranishëm ishte dhe Drejtori i Agjensisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor në Korçë Vullnet Gjolla i cili solli disa shembuj konkretë sesi sipërmarrës të rinj në sektorin bujqësor, kanë krijuar biznese fitimprurëse por evidentoi edhe problematikat që shqetësojnë këtë sector dhe zhvillimin e tij.

Në fund të takimit, mes Shqoatës Njerëz dhe Ide e cila organizoi këtë takim, u nënshrkua edhe një marrëveshje me anë të së cilës zyrtarizohet krijimi i një rrjeti biznesesh që do të bëjë të mundur transferimin e njohurive dhe ideve novatore mes palëve të interesuara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *