• Korça

Transferimi i lipsanit të Shën Stefanit. Besimtarët e krishterë kremtojnë tek kisha në fshatin Malavec

Çdo 2 gusht, besimtarët e krishterë kremtojnë transferimin e lipsanit të Shën Stefanit. Nën kujdesin e Mitropolitit të Korçës, hirësisë së tij Imzot Joanit, në çdo kishë mbahen liturgjitë hyjnore ndërsa tek kisha e fshatit Malavec, e cila mban emrin e këtij shenjtori, liturgjia është udhëhequr nga At Andrea Zhurka.

Besimtarët i janë drejtuar kësaj kishe për të kryer ritet fetare ndërsa kanë përcjellë dhe mesazhin se çfarë simbolizon për ta kjo ditë e shenjtë.

Stefani ishte njeri plot besim dhe i mbushur me Shpirtin e Shenjtë. Ai është martiri i parë i Kishës. Vrasja me gurë e Stefanit nuk u bë për shkak të blasfemisë së ligjit, por të pohimit të Krishtit. Në kohën që turma e qëllonte me gurë, Stefani qëndronte në pozicion lutjeje. Ai i lutej Krishtit të pranonte frymën e tij. Shenjti duke u lutur u martirizua. Lipsani i tij u fut në një arkë, u vulos dhe u vu në anë të tempullit. Pas 400 vjetësh, në kohën e perandorit Kostandin, lipsani u nxor dhe u transferua në Kostandinopojë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *