• Korça

Trajtimi për krimbin e mollës. Shfaqet breznia e dytë e krimbit, fermerët të tregojnë kujdes në luftimin e tij

Krimbi i mollës është shfaqur sërisht në pemtore, ndaj këshillohen fermerët që të merren masa për luftimin e tij. Sipas Specialistit të Sektorit të pemtarisë në Qendrën e Transferimit të Teknologjive Bujqësore, NevjonTelha është tepër i rëndësishëm trajtimi i breznisë së dytë të krimbit, si një nga dëmtuesit më të përhapur e të rrezikshëm në këtë frut. Ky dëmtues dimëron në stadin e larvave të rritura dhe ka 1 deri në 3 brezni në vit, në varësi të kushteve mjedisore. Dëmtimet në pjesët vegjetative janë të parëndësishme ndërsa ato në fruta janë shumë serioze ndaj duhen marrë masa për trajtimin e tij.

Telha thotë se me rëndësi është edhe trajtimi për kromën e mollës, shenjat e së cilës nisin me infeksionin që fillon në gjethe qysh para lulëzimit. Frutat e rinj kur preken me të bien në tokë, ndërsa frutat e rritura deformohen dhe humbin cilësinë tregtare.

Për Telha e rëndësishme për rritjen dhe zhvillimin e bimëve është dhe procesi i ujitjes.

Ushqimi i pemtoreve me preparatet e duhura do të sjellë prodhimin e frutave sa më cilësore, pa mbetje dhe që jetojnë gjatë në kushte ose jo frigoriferike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *