• Korça

Trajnime për stafin akademik, në kuadër të projektit “Bologna Hub Peer Support”

Në kuadër të projektit “Bologna Hub Peer Support” në Universitetin “Fan Stiljan Noli” u zhvillua një trajnim për stafin akademik dhe ndihmësakademik. Në modulin e parë, i cili kishte në fokus Sigurimin e Cilësisë ishin të pranishëm zëvendësrektori për mësimin, staf nga drejtoria e Kurrikulave dhe Vlerësimit Institucional, si dhe anëtarët e Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë. Moduli i dytë kishte në qendër ndërkombëtarizimin dhe në të morën pjesë zëvendësrektori për shkencën dhe projektet, staf nga drejtoria e Projekteve dhe Kërkimit Shkencor, si dhe zëvendësdekanët e Fakulteteve.

Ligjërues në këto module ishin ekspertët, prof. Melita Kovaçeviç nga Universiteti i Zagrebit dhe prof. Françisko Guillen Grima nga Universiteti i Navarës.

Disa nga temat e trajtuara gjatë trajnimit ishin: “Qasjet inovatore për të mësuarit dhe mësimdhënien”, “Rezultatet e të nxënit”, “Ndërkombëtarizimi dhe mobilitetet” etj. Më herët në mjediset e rektoratit është zhvilluar edhe një tjetër trajnim për stafin akademik dhe ndihmësakademik në lidhje me publikimet shkencore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *