• Pogradec

Traditë veriore në Pogradec, melodia e çiftelisë nuk mungon në këtë zonë

Një ndër pikat më tërheqëse në zonën e Pogradecit  është edhe fshati turistik i Linit i cili përveç bukurive natyrore dhe sigurisht atraksioneve kulturore  ofron gjithashtu edhe pak traditë veriore. Është e vështirë që në juglindje ku të gjithë turistët janë mësuar të dëgjojnë tingujt e kitarës të përballen me melodinë e çiftelisë, një vegël muzikore e përdorur në veri të Shqipërisë kryesisht për të shoqëruar rapsodi dhe balada por tashme shumë e përdorur edhe nëpër dasma. Melodia e Çiftelisë vjen në mënyrë shumë origjinalke për të gjithë pushuesit të cilët zgjedhin të kalojnë këto ditë të nxehta në këtë fshat.

Fshati i Linit, së fundmi është kthyer në një nga zonat më të rëndësishme turistike në juglindje të vendit për shkak të zbulimeve të fundit arkeologjike por edhe për pasuritë e tjera kulturore duke mos harruar këtu kulinarinë dhe natyrën fantastike. Jo vetwm Lini por e gjithw zona e Pogradecit pret njw numwr tw lartw turistwsh vendas dhe të huaj në këtë sezon vere. Natyra e bukur, liqeni, pasuritë kulturore, gatimet e veçanta, mikpritja dhe mbrëmjet festive bëjnë që çdo vizitor të mbetet i kënaqur nga ky qytet. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *