• Korça

“Tradita dhe kultura”/ Aktivitet me nxënësit me qëllim njohjen me vlerat e trashëgimisë sonë kulturore

“Tradita dhe kultura” ka qënë ky aktiviteti që kanë zhvilluar nxënësit e shkollës “Stavri Themeli” në qytetin e Korçës, që kishte për qëllim njohjen me vlerat e trashëgimisë sonë kulturore dhe ndërtimin e një ndjenje të përbashkët identiteti.

Të veshur me kostume popullore, nxënësit kanë sjellë në klasë objekte e sende të së shkuarës duke krijuar një kënd të veçantë.

Aktiviteti ka vijuar më pas në oborrin e shkollës me panairin e gatimeve.

Aktivitete të tilla gjithpërfshirëse kanë për qëllim ndërtimin e partneritetit shkollë-familje-komunitet në funksion të zhvillimit të nxënësve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *