• Raportime

Tjetër hap falas, Ilir Daja po humbet titullin në Kosovë me Ballkanin e tij

Ballkani i Ilir Dajës ka marrë barazimin e dytë radhazi në kampionatin kosovar të futbollit, duke u ndaluar nga Prishtina në shtëpi me rezultatin 1-1.

Ky barazim, ia ka ndërlikuar jo pak rrugën skuadrës së Ballkanit në garën për titull, duke qenë se ka humbur terren ndaj Dritës.

Këta të fundit, arritën të fitonin në transfertë ndaj Llapit me rezultatin 0-2. Ballkani e sheh veten në vendin e dytë tashmë me 3 pikë më pak se Drita.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *