• Maliq

Tjetër aksident në aksin Korçë-Pogradec, makina përplas këmbësorin

Një tjetër aksident ka ndodhur në Korçë-Pogradec. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e hyrjes në qytetin e Maliqit. Sipas policisë është një banor i qytetit të Maliqit, i cili ka qenë duke kaluar nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër, kur është goditur nga një mjet tip Golf. Goditja ka qenë e fortë aq sa i plagosuri ka fluturuar më shumë se 15 metra, duke u përplasur me asfaltin.

Sipas dëshmitarëve, shërbimi i urgjencës ka ardhur me shumë vonesë duke e rënduar gjendjen shëndetësore të të plagosurit, i cili ka marrë dëmtime të shumta në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit. Policia po heton në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat e këtij aksidenti, që është i dyti që ndodh brenda 60 minutash në këtë zonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *