• Sport

Tirana mbetet pa trofe, Kupën e Shqipërisë e “rrëmben” Egnatia e Rogozhinës

Egnatia e Rogozhinës ka shkuar sot emrin në historinë e futbollit shqiptar. Kjo skuadër ka fituar për herë të parë në historinë e saj trofeun e Kupës së Shqipërisë. Rrogozhinasit kanë siguruar një fitore të rëndësishme për historinë e klubit përballë Tiranës në finale, pas një dueli mjaft të luftuar.

Skuadra e Egnatias u përpoq më shumë të gjenin golin, por nuk ia doli në kohën e rregullt, duke bërë që ndeshja të shkonte në shtesa. Ishte një penallti e fituar nga Paulauskas që vulosi fatin e sfidës. Portieri Lika neutralizoi gjuajtjen e Xhekson por braziliani përfitoi nga kthimi i topit për ta çuar në rrjetë.

Ky gol vulosi fatin e takimit, pasi Egnatia mbrojti rezultatin dhe siguroi për herë të parë në historinë e saj trofeun e Kupës së Shqipërisë. Kështu, pasi humbi titullin para disa ditësh në rivalitet me Partizanin, bardheblutë e Tiranës humbën sot edhe trofeun e Kupës duke dalë “thatë” këtë sezon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *