Shkolla e mesme profesionale Teknologji Informimi dhe Komunikimi në Korçë është bërë pjesë e projektit Candi, i cili ka si objektiv kryesor përmirësimin e kompetencave të mësimdhënies dixhitale të mësuesve të Arsimit dhe Formimit Profesional në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Shqipëri. Drejtorja e shkollës TIK, Julita Bimbli, thotë se për shkak të drejtimit që ka shkolla mësuesit që japin modulet profesionale kanë njohuri të mira, por që gjithmonë kanë nevojë për trajnime, ndaj dhe vlerëson shumë pjesmarrjen në projektin e Erasmus Plus, që ka pikërisht në fokus arsimin dixhital.
Bimbli shton më tej se shkolla që ajo drejton i ka të gjitha kushtet si nga ana infrastrukturore dhe e programeve që ajo ofron, për tju përgjigjur zhvillimeve të kohës në fushën e teknologjisë së informacionit.
Edhe vetë nxënësit pohojnë se shkolla TIK është një mundësi e mirë për të hedhur hapat e para drejt profesionit.
Shkolla e mesme profesionale Teknologji Informimi dhe Komunikimi, ofron mundësi studimi për të gjithë ata nxënës që duan të jenë nesër profesionistë të një profili mjaft të kërkuar e të mirëpaguar në tregun e punës.