• Lajme kombëtare

Tifozët e Tiranës rrahin arbitrat, klubi bardheblu rrezikon dënim shembullor

Në fund të ndeshjes mes Tiranës dhe Bylisit, tifozët bardheblu kanë dhunuar gjyqtarët e ndeshjes. Sipas informacioneve janë goditur dhunshëm, madje edhe me sende të forta, gjyqtarët Kridens Meta, Denis Rexha, Xhulio Mani dhe Olti Çela. Të katër gjyqtarët janë dhunuar deri në hyrje të dhomave të zhveshjeve, edhe pse kanë qenë të shoqëruar me policë. Situata ka qenë shumë e tensionuar, aq sa deri në shtëpi gjyqtarët janë shoqëruar nga forcat speciale të policisë. Gjyqtarët kanë qenë me hematoma nga goditjet. Denis Rexhën e kanë goditur në kokë dhe veshin e djathtë, Kridens Metën në nofull dhe ka disa të çjerra. Xhulio Mani është goditur me shkelma, ndërsa arbitri i katërt, Olti Çela, me grusht në fytyrë.

Dënimi shembullor që pret Tirana

KF Tirana tani po që rrezikon një dënim shembullor. Sipas Kodit të Disiplinës Sportive, neni 64, bardheblutë rrezikojnë nga gjobë, pezullim fushe, humbje ndeshjeje, deri në rënie nga kategoria. Disiplina ka në dorë të gjithë, duke filluar nga zyrtarët e skuadrës e të gjithë lojtarët, të cilët kanë qenë aktivë te sulmi i gjyqtarëve si nxitës apo dhunues. Tirana për sjelljen e tifozëve sipas nenit 65 të KDS-së, rrezikon të paktën tetë javë ndeshje pa spektatorë, ndërsa sipas nenit 64, dënimi varion dhe është në dorë të Disiplinës që në raste të ngjashme ka qenë rënia nga kategoria.

NENI 64 – Dështimi në përmbushjen e përgjegjësive

1. Subjektet anëtare ose pjesëmarrëse në aktivitete që dështojnë në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive të tyre në përputhje me Neni 64 do të dënohen me gjobë.

2. Në rastet e shkeljeve të rënda mund të ndërmerren dënime të tjera, si zhvillim i ndeshjes pa spektatorë, zhvillimi i ndeshjes në fushë asnjanëse, ndalimi i zhvillimit të ndeshjes në stadiumin përkatës, anulimi i rezultatit të ndeshjes, përjashtimi nga një garë ose kampionat, dhe/ose humbje e ndeshjes në tavolinë.

3. Subjektet anëtare ose pjesëmarrëse në aktivitete që organizojnë ndeshjet zyrtare si fusha pritëse do të dënohen si më poshtë:

b. në rastin e hyrjes brenda pjesës së rrethuar të fushës së lojës të ndonjë personi, duke shkaktuar akte të dhunës ndaj lojtarëve në fushë, dhe/ose zyrtarëve të ndeshjes, dhe/ose ndërprerje të lojës, ekipi përgjegjës për sigurinë në stadium do të penalizohet me zhvillimin e të paktën 4 ndeshjeve pa spektatorë. Në rast se nga këto akte shkaktohet ndërprerja përfundimtare e ndeshjes, ekipi përgjegjës për sigurinë do të penalizohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0 përveç dënimeve të tjera.

5. Organi gjykues ka të drejtë të vendosë dënime edhe nëse nuk është verifikuar ndonjë shkelje e përcaktimeve këtu në këtë kod, por thjesht për çështje të mospërmbushjes së standardeve të sigurisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *