Nga Korça sekretari i përgjithshëm i grupimit të Rithemelimit Flamur Noka si dhe kryetari i grupit parlamentar të kësaj partie Gazmend Bardhi u kanë bërë thirrje qytetarëve korçare të jenë të pranishëm në protestën e thirrur nga PD në datën 20 shkurt. Bardhi i ka kërkuar çdo demokrati të marrë me vete edhe pjesëtarët e familjes në këtë protestë që sipas tij, do të jetë masive dhe paqësore.
Nga ana tjetër sekretari i përgjithshëm Flamur Noka i pyetur për skenarin e mundshëm të kësaj proteste, është përgjigjur shkurt kur tha “Protesta është protestë”.
Të shoqëruar edhe nga deputetë, anëtarë e simpatizantë të opozitës Bardhi e Noka kanë bërë një ecje në qytetin e Korçës duke iu kërkuar qytetarëve të protestojnë më 20 shkurt.