• Korça

“The pillowman” nga Martin McDonagh/ Regjisori Fatos Berisha sjell komedinë e zezë në Korçë

Në teatrin Andon Zako Cajupi të Korçës kanë nisur provat për vënien në skenë të një komedie të zezë nga autori irlandez Martin McDonagh, e titulluar The pillowman. Regjisori i kësaj vepre do të jetë i mirënjohuri Fatos Berisha, i cili vjen për herë të parë për të punuar me aktorët e teatrit të Korçës. Ai tregon disa nga elementët shumë interesantë të kësaj komedie në të cilën do të luajnë kryesisht aktorët e rinj të teatrit, ndërsa shprehet se kjo vepër do të vihet në skenë për herë të parë në gjuhën shqipe.

Pritet që premiera e kësaj vepre të shfaqet rreth mesit të muajit maj për publikun artdashës të qytetit të Korçës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *